Në jetën e tij, themeluesi i “Playboy”-t, Hugh Hefner preferonte të rrethohej nga një harem femrash të reja në vilën e tij të famshme “Playboy Mansion”.
Në vdekje, ai ka kërkuar që të jetë pranë një femre të vetme: ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe. Hefner, i cili ndërroi jetë të mërkurën në moshën 91-vjeçare, bleu në vitin 1992 vendin e varrit pranë Marylinit për 75 000 dollarë.
Ky fakt e ka përçarë opinionin publik: disa e konsiderojnë një gjest prekës, të tjerë një imponim të shëmtuar; adhuruesit e Hefnerit në mediat sociale e lavdërojnë për vlerësimin e bërë Monrosë, vajza e kopertinës së tij të parë.
Ylli hollivudian, e shndërruar në simbol të padiskutuar të bukurisë femërore, vdiq në vitin 1962. Të shpenzosh gjithë përjetësinë pranë Marylinit është një marrëveshje shumë e mirë për kalimin në botën tjetër, shkruan një prej fansave të Hefnerit.
Të tjerë megjithatë këmbëngulin se Monroe u ndje shumë shpejt e shqetësuar nga fotoja dhe druhej se kjo mund të ndikonte në karrierën e saj. Asokohe kishte pranuar të pozonte e zhveshur, duke qenë se nuk po gjente dot një rol nëpër filma dhe ishte e dëshpëruar për para’.
Shkrepja e famshme do t’i sillte 50 dollarë. Kjo ndodhi në vitin 1953.
Katër vjet më vonë, Hefner i pagoi një kompanie kalendarësh 500 dollarë që ta shfaqnin Marilynin pa asnjë rrobë në trup dhe shiti 50 000 revista pothuajse brenda natës. /TCH
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...