Milani në kontakt të vazhdueshëm me Ancelottin

15:04 | 29 Shtator 2017
Arbresh Info

Milan raportohet se ka qenë në kontakt me trajnerin Carlo Ancelotti edhe para verës.

Ancelotti është shkarkuar nga Bayern Munichu të enjten dhe sipas raporteve të shumta, Milani ka kërkuar të sjell trajnerin në muajin maj në skuadër, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, “Rossonerët” kanë zgjedhur për t’i vazhduar kontratën Vincenzo Montellas deri në vitin 2019.

Por, mediat italiane besojnë që klubi “nuk ka braktisur plotësisht” lidhjet e tyre me 52-vjeçarin derisa pozita e Montellas vazhdon të mbetet në dyshime.

Ancelotti udhëhoqi Milanin ndërmjet viteve 2001 – 2009 duke fituar një titull dhe dy kurora në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme