Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se fakti që Prishtina nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme për anëtarësimin e saj në Interpol, është fitore diplomatike e Serbisë.
Ai ka shtuar se aktiviteti diplomatik i Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol ka zgjatur disa muaj, shkruan Tanjug, transmeton portali arbresh.info.
Sipas tij anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të dërgonte në bastitjen e një numri të madh të policëve dhe ushtarëve serbë që morën pjesë në ‘operacionet kundër terrorizmit’ në vitet 1998-1999.
Tërheqja e Kosovës nga aplikimi për anëtarësim në Interpol është vlerësuar si dështim dhe strategji e gabuar.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës me 21 shtator të këtij viti ka vendosur të tërhiqet nga aplikimi në Interpol.
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent