Haradinaj shkarkon disa drejtorë të ndërmarrjeve publike

14:38 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për shkarkimin e disa drejtorëve të ndërmarrjeve publike të cilët kanë bërë shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike të përshkruar në opinionin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Kryeministri Haradinaj nuk ka cekur emrat e drejtorëve të shkarkuar të cilët siç ka thënë janë në dokumentin që ministrat kanë përpara, shkruan arbresh.info.

Kërkesa e Haradinajt për votim të këtij propozim-vendimi është miratuar me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme