Google ADS

Qeveria mban mbledhjen e radhës (LIVE)

14:18 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës, përcjell sot në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në Rendin e Ditës, të mbledhjes së sotme të ekzekutivit, që është thirrur për në orën 14:00, të siguruar nga arbresh.info, janë 10 pika, përshirë Marrëveshjet IPA 2016, IPA 2012 dhe IPA 2013.

Qeveria e Kosovës pritet të vendos edhe për propozim vendimin e Zyrës së Kryeministrit për shkarkimin e drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Po ashtu, Kuvendit pritet t’i përcillet edhe Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1552324501499303/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme