Drejtori i Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, gjatë një debati deklaron se nuk është në mandatin e kësaj agjencie trajtimi i produkteve të falsifikuara, duke u arsyetuar se nuk kanë bazë ligjore.
Debati po zhvillohej për vajin e palmës që shtohet në produkte të qumështit, në djathë, kos, ajkë e gjizë. Vaji i palmës është ndaluar pothuajse në të gjitha vendet e Evropës me një vendim të EFSA-së për shkak se është vërtetuar se vaji i palmës shkakton kanceri.
Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve Ramadan Memaj e pyet Kadriun se pse nuk ndalohen produktet që kanë deklaracion të rrejshëm, e që rrjedhimisht janë falsifikim në deklaracion, Kadriu i përgjigjet që nuk kanë mandat.
“Produktet e falsifikuara, nuk i trajtojmë, sepse nuk kemi bazë ligjore t’i trajtojmë si produkte të falsifikuara. Rrezik te konsumatori ne nuk kemi argument ta largojmë nga tregu, mirëpo dëmi te fermeri unë e pranoj që mund të ketë, sepse ka ankesa te fermerët, sepse çmimi i djathit që është 100 për qind nga qumështi është më i shtrenjtë se i ati që është i përzier me vaj bimor. Ka dëme ekonomike, mirëpo nga aspekti ligjor Agjencia e Ushqimit nuk ka mandat ta ndalojë. Ne nuk mund ta ndalojmë përdorimin e vajit të palmës pasi një pjesë vjen nga shtetet e BE-së”, arsyetohet Kadriu, shkruan lajmi.net.
Por çka thotë në të vërtet Ligji për Ushqimin, e në bazë të cilit funksionon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe ka mandat të veprimit. Në ligj thuhet se konsumatori duhet të informohet për atë se çka konsumon dhe dhe të mbrohet nga produktet e rrezikshme.
“Ligji Nr. 03/L-016 PËR USHQIMIN II.4. MBROJTJA E INTERESIT TË KONSUMATORËVE Neni 9 1. Interesi i konsumatorëve duhet të mbrohet në tërësi. 9 2. Dispozitat ligjore mbi ushqimin duhet të jenë të destinuara për mbrojtjen e konsumatorit dhe japin bazën në saje të së cilës konsumatorët të jenë plotësisht të informuar mbi ushqimin të cilin e konsumojnë dhe në atë mënyrë do të kenë mundësi të zgjedhin ushqimin. 3. Në kundërshtim me interesin e konsumatorëve është: 3.1. prodhimi dhe plasimi në treg i ushqimit të pasigurt dhe të papërshtatshëm në pikëpamje shëndetësore; 3.2. mashtrimi i qëllimshëm në afarizmin me ushqim; 3.3. falsifikimi i ushqimit me anë të ndërrimit apo mungesa e përbërësve themelorë të cilët janë të lidhur me një lloj të caktuar apo me një karakteristikë të caktuar të ushqimit; 3.4. mashtrimi i konsumatorit me anë të shënimeve të pasakta në deklaratë; 3.5. zbatimi i procedurave të cilat do t’a vënin në lajthitje konsumatorin, lajthitje kjo e shkaktuar nga reklamimi i ushqimit”, thuhet në ligj.
Agjencia e Ushqimit nuk i ka informuar qytetarët, që e ka obligim ligjor, për efektet e dëmshme të vajit të palmës që gjendet nëpër produkte të qumështit në marketet e Kosovës.
Ligji për Ushqimin madje thotë se Agjencia duhet t’i iformojë qytetarët dhe institucionet për produktet që janë të rrezikshme, gjë të cilën se ka bërë kurrë.
“Ligji Nr. 03/L-016 PËR USHQIMIN. Neni 6 II.1.2. Lajmërimi mbi rrezikun 1. Lajmërimin mbi rrezikun duhet ta bëjë Agjencia me qëllim që me kohë të siguroi informata objektive, reale dhe të qarta lidhur me hazardin dhe rreziqet në ushqimin për njerëz dhe ushqimin për kafshë dhe për këtë e njofton: 1.1. Bordin Drejtues të Agjencisë; 1.2. Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë; 1.3. subjektet e afarizmit me ushqim dhe subjektet e afarizmit me ushqim të kafshëve; 1.4. konsumatorët; si dhe 1.5. institucionet kompetente dhe palët e interesuara”.
Në kreun 3 të këtij ligji për Sigurinë e Ushqimit, në nenin 10 thuhet se ushqimi nuk mund të plasohet në treg nëse është jo i sigurt për konsum.
“Neni 10 Kërkesat për ushqimin e sigurt 1. Ushqimi i sigurt është ai ushqim i cili nuk mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndetin njerëzve, nëse është prodhuar dhe konsumuar në pajtim me destinimin e tij. 2. Ushqimi nuk guxon të plasohet në treg nëse është jo i sigurt. 3. Ushqimi konsiderohet jo i sigurt nëse: 3.1. është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve; 3.2. është i papërshtatshëm për konsumin e njerëzve”.
Ligji e specifikon mirë edhe deklarimin, ku thotë se anjë produkt nuk guxon të hedhet në treg pa treguar në detaje përmbajtjen, datën e skadencës etj.
“KREU VI DEKLARIMI I USHQIMIT Neni 20 1. Ushqimi i cili është plasuar në tregun e Kosovës duhet ta ketë deklaratën. 2. Deklarata nënkupton të gjitha shenjat e shkruara, emërtimin tregtar, shenjën mbrojtëse, emërtimin e markës, paraqitjen e fotografive ose simbolin i cili i referohet ushqimit dhe vendoset në ambalazh, etiketën ngjitëse ose të varur dhe informatat të cilat e përcjellin ose i referohen atij ushqimi. 3. Deklarata duhet të jetë e shkruar në mënyrë të dukshme, si dhe duhet të jetë e lexueshme dhe e kuptueshme. 4. Deklarata duhet të përmbajë këto shënime: 4.1. emërtimin me të cilin ushqimi shitet; 4.2. listën mbi përshkrimin e përbërësve; 4.3. sasinë dhe kategorinë e përbërësve të caktuar; 17 4.4. sasinë neto për ushqimin e paketuar; 4.5. afatin e përdorimit; 4.6. kushtet e ruajtjes, kur ato munden të ndikojnë në skadencën e ushqimit; 4.7. emrin dhe adresën e prodhuesit ose emrin dhe adresën e atij që e paketon ose e plason në treg, 5. Për produktet e importuara, krahas emrit dhe adresës së prodhuesit duhet të jetë i shënuar edhe emri, adresa e selisë së importuesit dhe shteti i origjinës, 6. Të dhënat e vendit të origjinës së produktit, nëse mungesa e këtyre informatave do të shkaktonte orientim të gabuar te konsumatori mbi origjinën e vërtetë të produktit, 6.1. udhëzimet për përdorim aty ku është e nevojshme me qëllim të shfrytëzimit të drejtë; 6.2. për pijet të cilat përmbajnë më tepër se 1,2% vol. alkool, fortësinë e alkoolit sipas vëllimit. 7. Ndalohet plasimi dhe shitja e ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë me afat të skaduar të përdorimit”.
Edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës e qartëson mirë për ata që falfiskikojnë produkte. E dënimi është burgim deri në 3 vjet.
“Neni 299 Mashtrimi i blerësve 1. Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve vë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes apo kualitetit të produktit, vë në qarkullim produkte të cilat për nga pesha apo kualiteti nuk i përgjigjen asaj që rregullisht parashihet te produktet e tilla apo vë në qarkullim produkte pa shenjat që tregojnë për përmbajtjen, llojin, prejardhjen apo kualitetin e produktit kur shenja e tillë kërkohet me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është munduar ta minimizojë problemin e vajit të palmës, duke u thirrur në atë se Evropa nuk e ka ndaluar. Rasti i fundit është kur AUV provon t’i ik përgjegjësisë duke thënë se nuk është në mandatin e tyre t’i ndalojnë produktet e falsifikuara, pavarësisht që ligji e thotë të kundërtën.
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës