Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, Universiteti i Columbia-s, David L. Philips, vlerëson se dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të detyrojë këtë të fundit që ta pranojë shtetësinë e Kosovës.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të kenë negociatat e tyre së bashku me Brukselin dhe anëtarësinë e Bashkimit Evropian(BE), duke adresuar kërkesat në kapituj të ndryshëm.
Ai në fund tha se Shtetet e Bashkua të Amerikës nuk shkuan në luftë me NATO-n për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik, por thjesht për ta copëtuar atë në një plan ndarjeje dekada më vonë, dhe përsëriti se njohja e Kosovës është një domosdoshmëri absolute, duke njohur brenda kufijve të sotëm.Philips theksoi se normalizimi duhet të përfshijë njohjen pasi që njohja do të rezultonte në anëtarësimin e Kosovës në OKB në një rrugë të shpejtë.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...