Tsipras: Ballkani Perëndimor duhet të jetë ndër prioritetet e BE-së

12:59 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

BE-ja për ta zgjidhur krizën politike duhet ta pranojë faktin se gjendja është e jashtëzakonshme dhe se në verën e ardhshme duhet të ndërmerren nisma të rëndësishme, në mesin e të cilave është edhe Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras në darkën joformale me liderët e shteteve anëtare të Unionit në Talin.

Sipas Ciprasit, kriza politike në të cilën u gjend BE-ja është rezultat i zgjidhjes efikase të pamjaftueshme të krizës ekonomike dhe të emigrantëve në Evropë.

Nisma e parë të cilën, siç propozoi mbrëmë kryeministri grek, BE duhet ta ndërmarrë edhe Evropën sociale të bazuar në rritje të përkohshme, e jo në kursim të rreptë, por edhe strukturë të re të eurozonës, transmeton MIA.

Nisma e dytë, siç tha, ka të bëjë në politikën e emigrimit të bazuar mbi shpërndarjen e drejtë të barrës dhe luftë efikase kundër tregtisë me njerëz, ndërsa nisma e tretë janë marrëdhëniet evropiano-turke.

Samiti BE – Ballkan dhe ripërtëritja e Agjendës së Selanikut duhet të jetë nisma e rëndësishme e katërt të cilën BE-ja, siç theksoi Cipras, duhet ta ndërmarrë me qëllim që ta zgjidhë krizën e saj politike.

Nismën e pestë që e propozon ka të bëjë në përforcimin e rolit ndërkombëtar dhe rajonal të BE-së dhe politikën e saj të mbrojtjes.

Darka joformale e liderëve të shteteve-anëtare të BE-së për ardhmërinë e Unionit, të mbajtur mbrëmë në kryeqendrën e Estonisë, është hapi i parë në marrjen e vendimeve për ardhmërinë e Unionit.

Samiti në Talin sot do të përkushtohet në anët e mira dhe të këqija të ekonomisë dixhitale, si dhe sigurisë kibernetike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme