Google ADS

Ahmeti: LDK e PDK propagandën e akuzat i bëjnë bashkë

12:42 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postim në Facebook ka thënë se edhe sot vazhdon koalicioni LDK-PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës me vota të koordinuara mirë mes veti.

“Edhe sot vazhdon koalicioni i udhëheqësisë LDK/PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës me vota të koordinuara mirë mes veti. Edhe sot ata bashkëqeverisin pse bashkëzaptojnë Stacionin e Autobusëve ku kanë vendosur taksa shtesë për qytetarët. Kanë qenë bashkë këto vite dhe vazhdojne të hyjnë bashkë edhe ne zgjedhje. Propaganden e kanë bashkë, e akuzat i bëjnë bashkë”, ka thënë ai.

“Me 22 tetor duhet me ju dhënë përgjigje në zgjedhjet edhe për Kuvend Komunal të pamundësojmë bllokimin e koalicionet në dëm të qytetit tone”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme