Christian Panucci ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Spanjës dhe Italisë, që do të zhvillohen me 6 respektivisht 9 tetor.
Për këto dy ndeshje Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mavraj, Roshi e Kukeli.
Për dy takimet zyrtare eleminatore me Spanjën (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor) do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka, Ermir Lenjani dhe Ergys Kaçe, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar, njofton FSHF.
Spikat edhe ardhja në Kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hëne.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi