Zbulohet një shpellë gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup

10:53 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Organizata për mbrojtjen e mjedisit, “Gjethi”, ka njoftuar se dje, më 28 shtator 2017, gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë kompania “Bechtel Enka”, hasi në një shpellë.

“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera, si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon, andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm, raporton RTK.

Ne si shoqëri civile jemi dukë shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit”Gjethi”.

shpella04 shpella01 shpella02 shpella03

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme