Google ADS

SHBA: Rusia po përpiqet ta mbrojë Iranin nga inspektimi atomik

10:38 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha dje se Rusia po përpiqet ta “mbrojë Iranin” nga inspektimet e organizatës atomike të Kombeve të Bashkuara për disa aktivitete, që mund të kontribuojnë për zhvillimin e bombës atomike.

Derisa ambasadorja Haley ka kërkuar që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), t’i zgjeroj inspektimet e veta në Iran, diplomatët rusë në OKB janë përpjekur ta zvogëlojnë rolin e kësaj agjencie, duke argumentuar se nuk ka autoritet për kontroll në seksionin kritik, i njohur si seksioni T, që i ndalon “aktivitetet që mund të kontribuojnë për zhvillimin e pajisjes atomike eksploduese”.

Sikur në shumë pjesë të tjera të marrëveshjes, në seksionin T nuk përmendet Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe nuk specifikohet se si bashkëpunimi me këtë kapitull do të verifikohej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme