Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë më 2 tetor grumbullimin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2018, kundër Ukrainës dhe Islandës.
Dy ndeshjet e radhës të Kosovës do të zhvillohen më 6, përkatësisht 9 tetor.
Më 2 tetor futbollistët e Përfaqësueses do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa më pas më 3 dhe 4 tetor do t’i zhvillojnë dy seanca stërvitore në stadiumin “Adem Jashari”, për të udhëtuar më pas në Shkodër, ku më 6 tetor do të luhet ndeshja kundër Ukrainës.
Kësisoj, Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar edhe agjendën e Përfaqësueses nga data 3 tetor deri më 9 të këtij muaji.
E martë, 3 tetor
11:00 Konferencë për media e përzgjedhësit, Albert Bunjaku (në selinë e FFK-së)
15:30 – 17:00 Stërvitja në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
17:00 – 17:15 Koha për intervista për mediat
E mërkurë, 4 tetor
10:30 – 12:00 Stërvitja në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
11:45 – 12:00 Koha për intervista për media
E enjte, 5 tetor
17:00 Konferencë për media (Përzgjedhësi Bunjaku me dy futbollistë)
17:30-18:30 Stërvitja në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër
E premte, 6 tetor
20:45 Ndeshja Kosova – Ukraina – stadiumi “Loro Boriçi”
22:45 Konferencë për media pas ndeshjes
E shtunë, 7 tetor
11:00 Stërvitje – rigjenerim në Shkodër
E diel, 8 tetor
18:45 Konferencë për media (përzgjedhësi Bunjaku dhe dy futbollistë)
19:15 – 20:15 Stërvitje në stadiumin ku do të luhet ndeshja Islandë – Kosovë
E hënë, 9 tetor
18:45 Islanda – Kosova
20:45 Konferencë për media pas ndeshjes
23:00 Nisja për Prishtinë
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...