Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj në fillim të javës ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Shkarkimi i papritur i këtij komisioni dhe drejtorit të AKA-së, nxiti reagime të shumta në publik, lidhur me disa shkelje që ky komision kishte bërë në lidhje me 48 raste të deklarimeve të rremë të profesorëve duke i akredituar.
Kjo nxiti pakënaqësi edhe të vetë anëtarët e KCI-së, të cilët janë shprehur të “fyer” nga kryeministri pas shkarkimit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë parregullsi e aq më pak procedim gjyqësor për asnjë rast nga anëtarët e KSHC-së.
Për Indeksonline, Valmir Gashi, Këshilltar Politik për Medie dhe Marrëdhënie me Jashtë në MASHT, ka thënë se procedurat për bordin e ri tashmë kanë filluar.
“Procedurat për Bordin e ri veç kanë filluar. Gjithë angazhimi ynë është që kjo të bëhet sa më shpejtë” ka thënë Gashi.
Komisioni i KCI-së që vepron në kuadër të AKA-së është shkarkuar javën e kaluar.
“AKA konfirmon se nuk ka pasur asnjë parregullsi gjatë procesit të akreditimit, aq më pak nuk ka asnjë procedim gjyqësor për asnjë rast për asnjë nga anëtarët aktualë të KSHC-së apo u.d. Drejtorit të AKA-së. AKA ka bërë implementimin e plotë të dispozitave ligjore në fuqi në proceset e akreditimit” thuhej në reagimin e tyre.
Në anën tjetër, Këshilli Shtetëror i Cilësisë që funksionon në kuadër të saj, kishte gjetur 48 raste të deklarimit të rremë të profesorëve me qëllim të akreditimit të programeve të universiteteve në vend.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek