Google ADS

ShBA i jep FSK-së pajisjet “Harris” në vlerë prej 9.2 milionë dollarë

08:59 | 29 Shtator 2017
arbresh.info

Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u organizua ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve ,,Harris’’, nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan.

thumbnail_4

Ministri i FSK-së,  Rrustem Berisha  falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për  bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.

“Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”.

Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK –së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin  e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama falënderoi zëvendësambasadoren amerikane dhe nëpërmjet saj Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë ndër vite për  avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 “ Donacioni i sotëm ka rëndësi mjaft të madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe po aq i  rëndësishëm  është  edhe trajnimi të cilin e keni organizuar ju për aftësimin e pjesëtarëve tanë në përdorimin e mirëfilltë të këtyre pajisjeve.”

Zëvendësambasadorja  amerikane në Kosovë  Colleen Hylande, vlerësoi lart  angazhimin  e pjesëtarëve në trajnim, duke thënë se  nuk mund të bëhet një përdorim i mirëfilltë  i këtyre pajisjeve pa një trajnim të tillë.

“Më vjen mirë që  i shoh  një disponim të  tillë  për t’i mësuar të gjitha gjërat,” është shprehur Hylande.

Ambasada amerikane ka mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit si në pajisje ashtu edhe në trajnim për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë  së Kosovës.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme