Koreja e Jugut tregon “muskujt”

01:02 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ndërsa tensionet me Korenë e Veriut sa vijnë e ngrihen, Koreja e Jugut po merr masa ekstra për të siguruar sigurinë e Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, duke përfshirë edhe dyfishimin e trupave ushtarake.

Eventi sportiv do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm në zonën malore të Pyeongchang, vetëm 80 kilometra nga kufiri i fortifikuar me Korenë e Veriut, ndërsa ky i fundit po vijon testet balistike dhe bërthamore dhe retorikat mes Penianit dhe Uashingtonit kanë shtuar shqetësimet për një konflikt të armatosur në gadishullin korean.

Ministri i mbrojtjes së Seulit do të angazhojë 5000 trupa të armatosura gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike, duke aktivizuar 2 herë më tepër se sa gjatë Kupës së Botës në vitin 2002, ku në gatishmëri ishte një personel i armatosur prej 2400 personash.

Plani i masave është prezantuar gjatë një parade ushtarake në Seul, ku u prezantua edhe krijimi i një njësie të re speciale ushtarake, e specializuar kundër terrorizimit dhe atentateve.

1506617566_1 1506617577_2 1506617581_3 1506617585_4 1506617590_5 1506617594_6 1506617599_7 1506617602_8 1506617605_9 1506617609_10

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme