Përplasen Veseli e Konjufca

23:09 | 28 Shtator 2017
M. A.

Anëtari i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së kuvendit. Arsye e daljes nga ky takim mësohet të ketë qenë se i pari i Kuvendit, ka punësuar edhe tre këshilltarë.

“Vendimi ka qenë unanim, ka qenë shumë i hapur dhe ka pasur transparencë të plotë, po më çudit fakti sepse vendimi ka qenë unanim në vendimmarrje të gjithë anëtarët. Glauku është anëtar i kryesisë, por kam hapur diskutim për çdo vendim dhe 99.9% janë marrë me unanimitet dhe konsensus të plotë edhe kur kam kompetencë vendimmarrja bazohet në kryesi”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, puna e këshilltarëve ka të bëjë me punën e kryetarit të Kuvendit.

“Ka të bëjë me punën e kryetarit të Kuvendit, vendimi ka qenë unanim”, ka thënë ai pa dashur të japë më shumë detaje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme