Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se janë vendosur të gjithë emrat për kryetarët e komisioneve parlamentare, shkruan arbresh.info
Në mbledhjen e sotme, pas një diskutimi midis përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi t’i propozojë Kuvendit që të gjitha komisionet parlamentare të kenë nga 11 anëtarë.
“E vlerësoj shumë kur partnerët tanë kanë impenjim kur lidhet me punën e Kuvendit. Kjo është arsyeja që kam insistuar gjatë gjithë kohës për emrat. Ne kemi vendos që të kemi të gjithë emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare”, është shprehur kryetari i Kuvendit.
Ai ka treguar se është vendosur që me 3 tetor të ratifikohen komisionet parlamentare./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...