Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka folur për mediat, transmeton portali arbresh.info
Ai ka thënë se është vendosur që me datën 2 të mbahet vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme, ndërsa me 3 tetor të mbahen dy seanca të tjera, ku në pjesën e parë është interpelanca e thirru nga LDK-ja për të shqyrtuar akuzat ndaj ministrit të bujqësisë, Nenad Rikalo.
Pas përfundimit të kësaj seance, në po të njëjtën ditë, pritet të mbahet një seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro./arbresh.info/
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...