Google ADS

Rusia kërcënon të ndalojë Facebook-un

22:24 | 28 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Rusia thotë se do të ndalojë përdorimin e Facebook në vitin 2018, nëse rrjeti social nuk zbaton ligjet lokale për ruajtjen e të dhënave.

Aleksandar Zharov, kreu i rregullatorit të komunikacionit, është cituar nga mediat ruse të ketë thënë se ‘ligji është i detyrueshëm për të gjithë’, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info

“Do të sigurohemi që të gjitha rastet të jenë në përputhje me ligjin, përndryshe kompania do të ndalojë së vepruari në Rusi”, tha ai.

Ligji për ruajtjen e të dhënave personale nëRusi hyri në fuqi në shtator të vitit 2015. Sipas ligjit kompania që mbledh të dhënat personale të qytetarëve duhet ruajtur ato vetëm në tokën ruse.

Zharov tha se agjencia e tij nuk ka qenë në kontakt me Facebook, por shtoi se kompania duhet të përputhet me ligjin.

Zharov tha për mediat shtetërore se kishte marrë një letër nga Twitter, duke thënë se kjo kompani ka pranuar  të jetë në përputhje me ligjin.  Megjithatë, Facebook dhe Twitter kanë refuzuar të komentojnë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se Facebook është një ndërmarrje tregtare që fiton para në Rusi, prandaj edhe duhet të veprojë në përputhje me ligjin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme