Kur meshkujt përpiqen që të pajtohen me ish-dashnoren, kryesisht përpiqen me romantikë. Po femrat? Shumica e tyre ish-dashnorët i joshin “me krevat”.
Një hulumtim i bërë në Britani të Madhe ka treguar që më shumë se gjysma e njerëzve përpiqet që sërish ta kthejë ish-partnerin, duke u dhuruar lule apo ndonjë gjë të vogël.
Meshkujt dhurojnë stoli apo veshje të brendshme, ndërkaq damat ish-dashnorëve/të ardhshëm i dhurojnë gardërobë apo konsolë për lojëra kompjuterike.
Duket se kjo ka “sukses”, sepse rreth 62 për qind e meshkujve kanë thënë se në atë mënyrë kanë arritur të pajtohen me ish-partneren me të cilën kanë qenë në lidhje dashurore, transmeton Telegrafi.
Këtë taktikë kryesisht e përdorin meshkujt, duke pasur parasysh që tri të katërta e femrave të intervistuara kanë thënë që nuk blejnë dhurata kur dëshirojnë që të pajtohen me ish-dashnorin, por përpiqen që sërish t’i joshin me seks.
Natyrisht që ka edhe meshkuj të cilët përdorin këtë taktikë, mirëpo nëse është për të gjykuar sipas hulumtimit, janë më pak se femrat – mezi një e treta e tyre përpiqen që me ish-dashnoren të pajtohen nëpërmjet krevatit.
Ka edhe të tillë të cilët vërtet angazhohen dhe punojnë çdo gjë që mendojnë se do të arrijnë sukses në pajtimin me ish-partnerin – rreth 36 për qind e meshkujve thonë që mundohen sinqerisht kur dëshirojnë që të pajtohen me ish-dashnoren, ndërkaq kështu thonë 64 për qind e femrave.
Hulumtimin e ka bërë sajti findmeagift.co.uk, ndërkaq ka përfshirë 1.927 persona të të dy gjinive të moshës mbi 28 vjeçare.
Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvilli...
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...