Google ADS

“Asociacioni pjesë e bisedimeve të reja në Bruksel”

21:28 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

 

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe po vazhdon që të jetë prioriteti kryesorë i Listës Serbe. Madje, këta të fundit janë shprehur se institucionet e Kosovës e kanë obligim që këtë çështje ta përfundojë në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Ishte shefi i grupit parlemantar të Listës Srpska, Igor Simiq i cili deklaroi se do të insistojnë që Asociacioni të kryhet sipas kësaj marrëveshje.

Por, kështu nuk mendojnë edhe analistët kosovarë. Eksperti për çështje politike, Donik Sallova beson se asociacioni do të prolongohet dhe sipas tij, Srpska nuk do të interesohet që kjo çështje të realizohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj që çështja e asociacionit do të prolongohet dhe Lista Serbe nuk do të jetë e interesuar që asociacioni të realizohet sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, e cila bënë vërejtje dhe jep sugjerime që mos të tejkalohen ato pikat e famshme, në mënyrë që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe si të tillë si një asociacion të thjeshtë që nuk ka ingrenca ekzektutive”, ka thënë Sallova për ‘Indeksonline’.

Më tej, ai ka shtuar duke treguar se Serbia do të detyrohet që ta heq Kosovën nga Kushtetua. Por, vendi ynë, sipas tij duhet të ndërmerre një qëndrim të bisedimeve të ardhshme.

“Serbët vetvetiu nuk do të jenë të interesuar të realizojnë atë në praktikë. Prandaj unë besoj që asociacioni do të prolongohet dhe do të bëhet pjesë e bisedimeve të ardhshme që po paralajmërohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku Kosova dhe Serbia do të diskutojnë përfundimisht për njëfarë lloj pajtimi mes dy popujve që po thuhet, por Serbia do të detyrohet ta heq Kosovën nga Kushtetuta por Kosovën do ta detyrojnë që asociacionin ta bëjnë pikërisht siç po e kërkojnë serbët pasi që kemi një lloj entiteti politik me kompetenca të një pushteti të ndërmjetëm në Kosovë dhe kjo do të jetë faktikisht epilogu i bisdemeve që po paralajmërohen”, ka thënë ai.

Tutje, Sallova tregon edhe versionin ku do të mund të ketë sukses realizimi i asociacionit. Ai përmend pakojën e Ahtisarit e ndërtuar në Vjenë.

“Kosova ka një model të asociacionit që është i komunave të Kosovës, pakoja e Ahtisarit lejon formimin e një asociacioni të Komunave me shumicë serbe, por në negociatat në Bruksel që shkojnë prej negociatave në Vjenë kur u ndërtua pakoja e Ahtisarit, siç duket Serbia ka pretenduar që asociacioni ti për bashkojë komunat serbe në një entitet politiko-qeverisës”, ka thënë ai.

Për ta ky asociacion nuk duhej të shërbente tjetër veçse si një llojë organizate ku komunat me shumice serbe kanë kohë të takohen e koordinohen dhe të japin sugjerime për rekomandime se si si të zhvillohen brenda kompetencave që u jep ligji për qeverisje lokale dhe jo më shumë” , ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme