Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj asaj që Isa Mustafa tha për PDK-në e VV-në, që në vitin 2013 u bashkuan për ta rrëzuar atë nga pozita e të parit për Prishtinë.
Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa duhet të flas për koalicionin që partia e tij e ka me PDK-në, e që sipas tij, po vazhdon edhe në Kuvendin Komunal.
Postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:
Si duket Isa Mustafa beson fuqishem qe fitorja e jone ne Prishtine ishte pasoje e nje koalicioni te fshehur me PDK. Ne fakt, nuk e spjegon si ndodhi qe ne raundin e dyte kishte plote 3,000 vota me pak se ne raundin e pare.
Tutje, Isa Mustafa le te tregoj cila është marrëveshja qe LDK ka ne nivel lokal me PDK tash e 3 vite, e qe besa kjo marrëveshje edhe pas prishjes se koalicionit te tyre ne nivel qendror, ende vazhdon ne Kuvendin Komunal.
Qytetari ia kallxoj vendin Isa Mustafes edhe ne vitin 2013, edhe ne qershor te këtij viti.
Koalicioni LDK-PDK ne Prishtine është edhe aktual, edhe i koordinuar, këtë e vërtetuan edhe Kadri Veseli e Lirak Celaj ne bashkëbisedim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal te Prishtines, nga radhët e LDK.
Lëvizja ne zgjedhjet e Qershorit fitoi 40 mije vota ne Prishtine dhe është ne rruge te mbare qe t’i vendos ne koshin e plehrave te historisë lideret e PDK-LDK, “kundërshtarët e përbetuar” gjatë fushatave, por bashkëpunëtorët në zhvatje , korrupsion e bllokadë gjate çdo mandati qe dy dekada.
Rruga përpara është e qartë për qytetaret e kryeqytetit, Shpend Ahmeti me Kuvend Komunal qe nuk e bllokon.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...