Super-derbi Drita dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, pasi kanë barazuar me rezultat 1:1.
Derbi i madh i Gjilanit ka sjell shumë emocione, koreografi të mëdha në tribuna dhe atmosferë të zjarrtë përgjatë 90 minutave nga ‘Intelektulët’ e Dritës dhe Skifterët e Gjilanit, por jo edhe fitues pasi të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në ndeshjen e tensionuar ku u ndanë shtatë kartonë të verdhë. Për Gjilanin shënoi Betim Haxhimusa kurse për Dritën Xhevdet Shabani.
Trajneri I Dritës, Milaim Zuzaku e vlerësoi lart këtë ndeshje. “Pjesa e parë ishte jo e mirë, nuk shpërthyem. Në pjesën e dytë Gjilani na dënoi me një rast, por ne barazuam dhe patën raste me shtyllën e Astit Fazliut dhe rastin e Kastriot Rexhës. Gjilani ishte me fat sot. Kështu e ka futbolli. Ne po e kemi problem derisa po e shënojmë golin e parë pastaj po shpërthejmë”, ka thënë Milaim Zuzaku pas ndeshjes për Supersport Kosova
Drita tashmë ka 11 pikë dhe ndodhet e pesta aq sa ka edhe Gjilani në vendin e gjashtë.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty