Drita dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, pasi kanë barazuar me rezultat 1:1.
Derbi i madh i Gjilanit ka sjell shumë emocione, koreografi të mëdha në tribuna dhe atmosferë të zjarrtë përgjatë 90 minutave nga ‘Intelektulët’ e Dritës dhe Skifterët e Gjilanit, por jo edhe fitues pasi të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në ndeshjen e tensionuar ku u ndanë shtatë kartonë të verdhë. Për Gjilanin shënoi Betim Haxhimusa kurse për Dritën Xhevdet Shabani.
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina vlerëson se skuadra ka mundur të luajë edhe më mirë nëse do ta kishte ekipn e kompletuar. “Mbi të gjitha të luajmë një derbi pa pesë lojtarë është madhështore. Ka gjëra shumë të mira, mirëpo edhe jo të mira. Loja ishte e mirë, atmosfera e mirë, u shënuan dy gola. Krijuam raste të qind për qinda, e ditëm se çka po dëshirojmë. Rezultati 1:1 është i pranueshëm në derbi. Nëse do të ishin edhe lojtarët që munguan, do ta konceptonim lojën ndryshe”, ka thënë Arbnor Morina pas ndeshjes për Supersport Kosova, përcjellë arbresh.info.
Drita tashmë ka 11 pikë dhe ndodhet e pesta aq sa ka edhe Gjilani në vendin e gjashtë.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...