Studenti amerikan që vdiq disa ditë pas lirimit nga Koreja e Veriut nuk kishte shenja të dukshme të torturës, thotë eksperti mjekësor.
Por, familjarët dhe presidenti Donald Trump mendojnë ndryshe, transmeton portali arbresh.info
Otto Warmiber vdiq më 19 qershor nga mungesa e oksigjenit dhe gjakut në tru, të shkaktuara nga një lëndim që kishte ndodhur rreth një vit para vdekjes.
“Nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur atij dhe ky është konkludimi”, tha Dr Lakshmi Sammarco në konferencë për media.
“Ne kurrë nuk do ta dimë, përveç nëse njerëzit që ishin atje tregojnë se çfarë ndodhi me të”, është shprehur mjeku.
Studenti i Universitetit të Virxhinias ra në koma pak pasi u dënua me 15 vjet punë të rëndë nga Koreja e Veriut në janar 2016. Ai u lirua më 12 qershor, pas 18 muajve të vuajtjes së dënimit./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’