Sulmuesi Edinson Cavani ka këmbëngulur se Paris Saint-Germain duhet të jetë si një “familje” në fushën e lojës, pavarësisht situatës që u krijua pas përplasjes së tij me transferimin rekord të merkatos, Neymar.
Sulmuesi brazilian dhe ai uruguajan u grindën se kush do ta ekzekutonte penalltinë gjatë ndeshjes me Lyon në Ligue 1. Kjo situatë u pasua nga debate të shumta, reagime të trajnerit Unai Emery, ndërkohë që mediat aluduan edhe për përçarje në dhomat e zhveshjes të skuadrës parisiene.
Megjithatë pas 2-0 ndaj bavarezëve të shënuar nga ish-i i Napoli-t, Neymar shkoi të përqafonte bomberin e Emery duke krijuar idenë se mes dy sulmuesve është vendosur paqja. “Ne jemi të gjithë të ndryshëm, kemi mënyra të ndryshme për t’i parë dhe kuptuar gjërat”, shpjegoi Cavani për “Mediaset Premium”, pas fitores 3-0 ndaj Bayern Munich. “Por kur jemi në fushë, duhet të punojmë të gjithë së bashku si një familje për të arritur të njëjtin objektiv, që është fitorja”. Të dy sulmuesit, si Neymar ashtu dhe Cavani ndëshkuan portën e kampionëve të Gjermanisë, me Dani Alves që shënoi golin e parë të fitores së parisienëve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...