5 zëvendësuesit e mundshëm të Carlo Ancelottit në Bayern Munich

15:51 | 28 Shtator 2017
Arbresh Info

Me shkarkimin e Carlo Ancelottit, Bayern Munichu tani është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Koha e Carlo Ancelottit në Bayern Munich përfundoi mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info. Sipas burimeve nga gazeta gjermane ‘Bild’ dhe raporteve të tjera, italiani tashmë nuk është pjesë e “Bavarezëve”.

Disfata tronditëse ndaj Paris Saint Germainit të mërkurën i dha fund kohës së tij në klub. Humbja ndaj skuadrës në Liga 1 ishte më e madhja në fazat grupore të Ligës së Kampionëve që 21 vite.

Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Jurgen Klopp, Julian Nagelsmann dhe Willy Sagnol janë pesë zëvendësuesit e mundshëm të 58-vjeçarit në Allianz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme