Edicioni i fundit i ranglistës së UEFA-së për top ligat në Evropë është lëshuar sot (e enjte) dhe Serie A ka kaluar Bundesligan duke zënë pozitën e tretë.
Kampionati italian kaloi homologun gjerman pasi tre nga përfaqësuesit e tyre në Ligë të Kampionëve siguruan fitore këtë javë, ndërsa Bayern Munichu, Borussia Dortmundi dhe RB Leipzigu pësuan të gjithë disfata, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, SC Freiburg u eliminua nga Evropa Liga nga skuadra e vogël Domzale, kurse të gjitha skuadrat e tjera si AC Milani, Lazio dhe Atalanta vazhdojnë të jenë pjesë e këtij kompeticionet.
Ranglista është e bazuar në pesë vite në përgjithësi.
Premierë Liga udhëheq në krye e ndjekur nga La Liga./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...