Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.
“Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Norvegjisë, u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe në Drejtësi, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë e Drejtësisë.
Në anën tjetër, Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrahë angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon, duke ofruar mbështetje në këto procese, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit