Luis Suarez nuk është i shqetësuar me formën e tij

13:39 | 28 Shtator 2017
Arbresh Info

Luis Suarez nuk është i shqetësuar me vështirësitë që është duke pasur në front para golave dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të fokusohet në rëndësinë e fitoreve të njëpasnjëshme të Barcelonës.

“Blaugranët” tani kanë fituar tetë ndeshje dhe pavarësisht se reprezentuesi uruguaian ka dështuar për të gjetur rrjetën ndaj Sportingut, ai nuk është i shqetësohet për performancat individuale, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk ka rëndësi që nuk kam shënuar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Aspekti më i rëndësishëm ishte performanca jonë për të marrë tri pikë në një ndeshje të komplikuar, ne duhet të adaptohemi me atë që është duke ndodhur në lojë dhe trajneri e di se si të më shfrytëzojë mua”

“Ishte shumë vështirë për të marrë fitoren duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarit tonë”

“Sezoni ka filluar mirë dhe Barcelona është duke luftuar për të fituar çdo kompeticion që ne jemi, trajneri i ri është fantastik”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme