Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat e të gjithë anëtarëve për Komisionet e Kuvendit.
Kjo parti e cila do ta udhëheq Komisionin për Bujqësi, ka vendosur që kryetar i këtij komisioni do të jetë, Daut Haradinaj, i cili në legjislacionin e kaluar ka qenë kryetari i komisionit për Punë të Brendshme –Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kanë dërguar emrat edhe të dy nënkryetarëve dhe anëtarët e të në komisione.
Ne kemi dorëzuar në afatin e saktë, emrin e kryetarin për Komisionin e Bujqësisë, është Daut Haradinaj, dy nënkryetar të komisioneve dhe anëtarët në të gjitha komisionet”, ka thënë Isufi për lajmi.net.
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 20 shtator ka vendosur për ndarjen e komisioneve mes grupeve parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë në komisionet për legjislacion, arsim, punë dhe mirëqenie sociale dhe atë për AKI-në.
LDK-ja do të drejtojë komisionet për buxhet, punë të jashtme dhe atë për financa publike.
Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime do të kryesohen nga PDK-ja, derisa AAK do të kryesojë në komisionin për bujqësi, Nisma atë për siguri, derisa Lista Serbe atë për komunitete dhe kthim.
Grupi parlamentar 6 Plus do të drejtojë Komisionin për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore.
Sipas afatit të gjitha partitë është dashur që deri më 25 shtator t’i dorëzojnë emrat për përfaqësues në komisione.
Por, një gjë e tillë sipas njoftimit të Kuvendit deri në orën 14:00 të 25 shtatorit nuk ka ndodhur. Vonimin në formimin e komisioneve e ka kritikuar edhe Instituti Demokratik i Kosovës i cili monitoron punën e Kuvendit.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...