Google ADS

Shtyhet seanca gjyqësore kundër Gruevskit dhe të tjerëve

12:30 | 28 Shtator 2017
arbresh.info

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “shuplakat e porositura në Qendër”, është shtyrë  për datën 20 nëntor, për shkak të mungesës së dy të pandehurve  Dimçe Krstev dhe Milan Andonovski.

Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi që në seancën e ardhshme të sillen me force, shkruan arbresh.info.

Në seancë është paraqitur i akuzuari i parë lideri i VMRO-DPMNe Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja Daniela Rangelova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme