800 kosovarë emigrojnë çdo vit në ShBA

12:14 | 28 Shtator 2017
arbresh.info

Nga muaji tetor, Brian Corteville Konsulli i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thotë se do të  lëshohen të gjitha vizat drejtë ShBA, me përjashtim të atyre turistike, transmeton arbresh.info.

Vizat turistik mbi 60 vjeç, ose anëtar që njëri prej tyre së paku është mbi 60 vjeç, Vizat e fejesës dhe lotaria kosovare.

“Një aplikant mund të vazhdojnë një vizë këtu, të gjitha llojet e vizave, përveç vizave turistike, edhe kjo kur të përfundojë objekti i ri i ambasadës,” shprehet konsulli Corteville.

Më shumë se 100 kosovarë kanë emigruar në ShBA, vetëm në muajin e fundit kanë qenë 8 ose 9 persona, përmes vizave të fejesës.

“800 persona emigrojnë çdo vit në ShBA dhe nga janari do të lëshohen të gjitha vizat këtu,” deklaron Corteville në RTK.

Për vizat që procesohen në Prishtinë, thotë se terminet bëhen shumë shpejtë dhe është e thjeshtë, dhe shumica e aplikimeve thotë se pranohen.

Por, meqë ka mësuar të flas shqipen standarde ai e ka një problem me personat që vijnë nga fshati.

“Problem shumë me ata që vijnë nga fshati dhe nuk po kuptoj kur flasin. Na duhet një përkthyes shqip-shqip, por nuk është problem,” qeshë Cortevill.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme