Google ADS

Kjo është gruaja që luftoi për të drejtën e grave për të vozitur në Arabinë Saudite

11:30 | 28 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Gruaja që u burgos vetëm pse morri guxim të kap timonin në duar, u gëzua tej mase për lajmin ‘historik’ që më në fund gratë në Arabinë Saudite do të gëzojnë të drejtën për të vozitur.

Manal al-Sharifa u fytyra e lëvizjes së të drejtave të grave në vendin konservator. Në vitin 2014, ajo guxoi të postonte në mediat sociale një video duke vozitur nëpër rrugët e Arabisë Saudite.

Për këtë veprim ajo pas dy ditësh u arrestua dhe u burgos për rreth një javë.

manal_al_sharif

Për më shumë se 25 vjet, aktivistet femra kanë bërë fushatë për lejimin e grave që të vozisin. Mënyrat e protestave ishin ndryshme, nga ato në rrugë, deri te protestat në mediat sociale, transmeton portali arbresh.info

Aktivistja që tani jeton në Australi u kënaq tej mase kur dëgjoi lajmin se mbreti Salman nxorri dekretin për të lejuar gratë që të vozisin, duke i dhënë kështu fund figurës së saj ‘të njollosur’ në Arabinë Saudite.

Megjithatë, ajo ka thënë se beteja nuk mbaron me kaq.

“Një tjetër e drejtë e grave është edhe heqja e kujdestarisë mashkullore. Në Arabinë Saudite gratë nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk e kanë lejen e një mashkulli”, tha al-Sharif, 38 vjeç, nënë e divorcuar që punon, ka veturën e vet dhe ka patent shoferi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

maxresdefault

Pavarësisht disa hapave që janë bërë, iç është pjesëmarrja më e gjerë në fuqinë punëtore, votimi dhe qëndrimi në zgjedhjet komunale, kombi i ndarë në baza gjinore është kritikuar gjerësisht për kufizimet e vazhdueshme.

Sistemi i kujdestarisë mashkullore kërkon që gratë të marrin leje nga një i afërm mashkull para se të udhëtojnë, të martohen apo të kërkojnë kujdes mjeksor.

LEXO EDHE: Tetë gjëra që gratë në Arabinë Saudite e kanë të ndaluar t’i bëjnë

Një luftë tjetër për të drejtën e grave është edhe ajo e veshjes.

Aktivistja al-Sharif tha se duhet bërë më shumë për fuqizuar rolin e gruas në mbretëri dhe për t’i dhënë femrave ‘të drejtën themelore’.

sharif

Reagimet në mediat sociale kanë qenë të përziera në lidhje me dekretin e ri të nxjerrur nga mbreti Salman. Al-Sharif e mësuar me kërcënime dhe ngacmime në internet, beson se kjo liri e re për gratë në Arabinë Saudite nuk do të jetë e lehtë.

“Kjo është një sfidë e vërtetë për shoqërnë. Duhet parë se si shoqëria do t’i pranojë këto rregulla të reja”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se mezi pret që të kthehet në Arabinë Saudite dhe t’i jap makinës pikërisht në atë rrugë që u arrestua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme