Ernesto Valverde ka mbrojtur sulmuesin e tij nën presion Luis Suarez pas ndeshjes 1 me 0 të fituar të mërkurën ndaj Sportingut.
Sulmuesi uruguaian humbi një numër të madh mundësish në fitoren e Barcelonës në Lisbon duke ngjallur shumë pyetje nëse duhet të largohet nga formacioni startues i Valverdes, transmeton portali arbresh.info.
“Ai shënoi të shtunën kështu që mendoj se ne mund të lëmë atë në paqe për një kohë”, u tha Valverde gazetarëve pas ndeshjes duke iu referuar fitores ndaj Gironas.
“Ai nuk shënoi sot dhe sigurisht ne gjithmonë dëshirojmë që ai të shënojë sepse është sulmuesi jonë, por ai është gjithmonë afër portës”
“Ai kishte një mundësi të jashtëzakonshme [ndaj Sportigut] por nuk mund të shënonte dhe ishte afër golit që ne shënuam”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...