Superylli Cristiano Ronaldo përmend Kosovën në Instagram (VIDEO)

10:31 | 28 Shtator 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka përmendur Kosovën gjatë një transferimi të drejtpërdrejtë Instagram.

Ylli i Real Madridit ka shënuar dy herë në fitoren 3 me 1 të kampionit evropian në Ligë të Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, shkruan portali arbresh.info.

32-vjeçari gjatë një video të transmetuar drejtpërsëdrejti në rrjetin social Instagram ka përmendur Kosovën duke thënë “I’m from Kosovo” derisa po lexonte mesazhet e dërguara nga tifozët e tij.

Ronaldo me 112 milionë ndjekës në Instagram është njëri nga personat më të ndjekur në rrjetin social nën prononësi të gjigantit Facebook./arbresh.info/

Shikoni në videon më poshtë momentin kur Ronaldo përmend Kosovën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme