Google ADS

Theret me thikë 32 vjeçari në Mitrovicë, vdes nga lëndimet

09:36 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Millosh Shqepanoviq rreth 32 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë rreth mesnate pasi ka marrë plagë vdekjeprurëse me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në kafiterinë ‘Dunjo Moja’ në veri të Mitrovicës.

“Pas një përleshje mes vete, viktima është sulmuar me thikë nga një person me ç’rast është dërguar në spitalin e veriut të qytetit, por për fat të keq gjatë operacionit dhe pas disa orësh ka humbur jetën”, raportojnë disa burime.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit të kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme