Google ADS

152 civilë të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Idlib

00:25 | 28 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Avionët rusë dhe sirianë kanë vrarë së paku 152 civilë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në sulmet e kësaj jave në Idlib.

Sulmet filluan pasi një grup rebelësh xhihadistë të udhëhequr nga pjesa e ish al-Kaedës në Siri gjatë javës së kaluar, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

“Ne kemi tërhequr 152 trupa dhe kemi shpëtuar 279 civilë nga fushata e bombardimeve ruse dhe e regjimit”, tha alem Abu al Azem, një punonjës i lartë i shpëtimit nga Mbrojtja Civile e drejtuar nga opozita në Idlib.

Rusia ka deklaruar se sulmet janë kryer ndaj militantëve islamistë dhe ka mohuar akuzat që i janë bërë nga opozita./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme