Google ADS

Otto Warmbier ishte “i verbër dhe i shurdhër” kur u kthye në SHBA, thonë prindërit

23:25 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Otto Warmbier, student amerikan i cili u burgos në Korenë Veriore për 17 muaj, u kthye në atdhe “i verbër dhe i shurdhër”, pretendojnë prindërit.

“Menduam se ishte në koma, por ai lëshonte zëra çnjerëzorë dhe kjo na bëri të mendojmë se gjendja e tij nuk ishte koma”, ka thënë nëna e tij, Cindy për Fox News, transmeton portali arbresh.info

Babai i tij, Fred, kujtoi se ndërsa ai dhe gruaja e tij ecën brenda aeroplanit, kanë dëgjuar disa zëra , të pavullnetshëm, çnjerëzor.

otto1

Ata kanë shtuar se për shkak të dhunës që i është ushtruar djalit të tyre nga autoritetet në Korenë Veriore e kanë dërguar djalin e tyre në një gjendje jonormale.

Familja pretendon se djalit të tyre i janë dhënë pilula gjumi, në mënyrë që ai të mos zgjohet.

Otto Warmbier vdiq më 19 qershor 2017, në moshën 22 vjeçare, vetëm gjashtë ditë pasi u evakuua nga Koreja e Veriut.

Ai u arretua në vendin komunist me dyshimin se po përpiqej të vidhte një poster propagandues në një zonë kufitare në vitin 2016. Pas një gjyqi një orësh në mars të vitit 2016, ai u dënua me 15 vite punë të rëndë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme