Ky është vendi më i pashëndetshëm në botë

22:29 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer nga klinika ‘Compare’ Republika Çeke është vendi më pak i shëndetshëm në botë.

Faqja e internetit ka mbledhur të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ka analizuar shëndetin në bazë të konsumimit të alkoolit, pirjes së duhanit dhe obezitetit, transmeton portali arbresh.info

Në studim janë përfshirë 179 vende të botës.

Sipas hulumtimit, banorët e Republikës Çeke janë konsumues të mëdhënjë të alkoolit, të ushqimit të shpejtë dhe pirjes së duhanit.

Rusia u rendit e dyta në listë, e ndjekur më pas nga Sllovenia, Bjellorusia, Sllovakia dhe Hungaria.

Europa Lindore ka dalë si rajoni më pak i shëndetshëm në botë, duke zënë 10 nga vendet e para.

Sa i përket obezitetit, Oqenia zë vendin e parë, duke lënë më pas Fixhin, Tongan, Tuvalu dhe Kiribati.

Vendi me më së paku obezë është Afganistani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme