Google ADS

Ju e pini kafen, ne ju tregojmë se çfarë thotë filxhani

21:21 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Interpretimi i kafes daton që nga Kina e lashtë, por kjo lloj bestytnie u praktikua edhe nga romakët e lashtë.

Ky zakon tani praktikohet në një pjesë të madhe të botës dhe besohet që ata që lexojnë filxhanin fitojnë shuma marrëmendëse, transmeton portali arbresh.info

Për të fituar figura sa më të mira, duhet që kafja të jetë e zezë dhe e fortë shumë.

Figurat e bardha në përgjithësi japin parashikime të dobëta, ndërsa kafeja e zbehtë tregon për një gjendje të kaluar e cila vazhdon të mbetet aktuale edhe në të tashmen.

Nëse shfaqen pika të zeza (nga kafja e grirë), kjo tregon një fitim të papritur parash, por nuk do të thotë se janë vlerë e madhe.

Disa vija të formuara nëpër muret e filxhanit, që ngjajnë me shtigje ( që deri me tani është thënë se do bëni një udhëtim) tregojnë se personi ka shumë dilema dhe po kalon nëpër disa situara të vështira.

Zogu në kupë, që simbolizon mesazhin, duhet shikuar në varësi të madhësisë së figurës. Sa më i madh zogu, aq më i madh lajmi.

Simbolet në anën e majtë përfaqësojnë vetë personin dhe planifikimet personale, ndërsa ana e djathtë simbolizon dashurinë.

Nëse e shikoni filxhanin në anën ku është dorëza duhet të përqendroheni te dashuria, ndërsa ana e kundërt edhe biznesi.

Figura e mollës parashikon ndryshime të favorshme, madje edhe të mundshme, por nëse ajo është e bardhë, gjërat nuk do të shkojnë sikurse keni pritur.

Dielli pa dyshim që simbolizon nderin dhe lavdinë, si dhe avancimin në punë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme