Google ADS

Mbreti i Swaziland zgjedh gruan e 14-të

19:48 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Mbreti i Swaziland Mswati III ka zgjedhur gruan e tij të 14-të, 19-vjeçaren Siphele Mashwama, disa javë pas ceremonisë vjetore Umhlanga (vallëzimi i kuq).

Në ceremoninë e vallëzimit marrin pjesë 40 mijë vazja, prej të cilave mbreti zgjedh atë që i pëlqen më së shumti, transmeton portali arbresh.info

Tradicionalisht ai ka të drejtë të zgjedhë një grua të virgjër për çdo vit. Vajzat marrin pjesë në ritin tradicional të dëlirësisë të mbajtur në pallatin mbretëror Ludzidzini pranë kryeqytetit Swaziland Mbabane.

Lajmi për martesën e tij është bërë i njohur nga një zyrtar i famlijes së tij, i cili tha se gruaja e re e 49-vjeçarit do të udhëtojë me të në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mbajtur kohët e fundit.

Mbreti Mswati III është divorcuar nga tre gra dhe ka më shumë se 30 fëmijë. Ai u bë Princi i Kurorës në 1983 dhe në vitin 1986, në moshën 18 vjeçare u kuroëzua mbret.

Ai pasoi babain e tij Mbretit Sobhuza II i cili sundoi Svazilandin nga viti 1921 deri në vdekjen e tij në 1982./arbresh.info/

119267435

640px-princess_swaziland_014

king-mswait-marries-e1505977678374

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme