Një grua nga Italia ka bërë një ceremoni të madhe martesore, e veshur me fustan të bardhë, me tortë tre kate dhe me 70 mysafirë, ajo është martuar me veten.
“Unë besoj fuqishëm që secili prej nesh në rradhë të parë duhet të dojë veten”, tha Laura Mesi, 40-vjeçare. “Dasmën mund ta bëni edhe pa princin”.
Mesi është pjesë e një tendence në rritje për tu martuar me veten, që ndryshe njihet si ‘sologamia’.
Përkrahësit e këtyre ceremonive thonë se kjo ka të bëjë me vetëdëshire dhe pranohet nga një pjesë e njerëzve në botë, megjithatë asgjë nuk është ligjore, transmeton portali arbresh.info
Laura ka thënë se ideja për të bërë një ceremony të tillë i erdhi pasi lidhja e saj 12-vjeçare përfundoi.
Mesi bëhet gruaja e parë në Itali që ka bërë një martesë të tillë, përderisa në maj një burrë nga Napoli i tha ‘po’ vetes.
Ndërkaq, në Japoni që nga viti 2014 ekzistojnë agjensi që merren me organizimin e dasmës së grave që duan të martohen me veten./arbresh.info/
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...