1. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë , bajamet dhe stikat.
2. Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve: Ky sinjal tregon qartazi për mungesë të vitaminës C. U duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.
3. Lëkurë e thatë në bërryla: Kjo është një simptomë e qartë e mungesës së vitaminave A dhe C, shkruan Shije. Këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, në veçanti portokalle, karota, kajsi e kunguj.
4. Flokë e thonj të dobët: Duhet të keni kujdes pasi mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.
5. Gjumë, nervozizëm, mpirje: Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit, lehtësisht të rikuperueshme me shtesat e duhura. Por edhe me fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.
6. Dëshirë për ushqime acide: Trupi juaj kërkon ushqim të athët për të nxitur fshikëzën e tëmthit dhe të mëlçisë. Prandaj duhet të konsumoni boronica e limon për të ndihmuar pastrimin.
7. Dëshira për ushqim të kripur: Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.
8. Dëshirë për ëmbëlsira: Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.
9. Dëshirë për ushqime krudo: Është shenjë e problemit të mëlçisë ose gastritit. Ushqimet e papërpunuara lehtësojnë dhimbjen e stomakut dhe reduktojnë kontraktimet e dhimbshme.
10. Rritje e dëshirës për fruta deti: Në këtë rast, trupi ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...