Tetë gjëra që gratë në Arabinë Saudite e kanë të ndaluar t’i bëjnë

18:30 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Lajmi që mbreti Salman i Arabisë Saudite ka nxjerrë një dekret mbretëror për t’i lejuar gratë në mbretërinë konservatore që të vozisin.

Deri me tani Arabia Saudite ishte vetmi vend në botë që nuk i lejonte gratë të vozisnin, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë gratë ende nuk gëzojnë të drejtat e plota, sikursë gratë tjera në botë.

Ja cilat janë tetë gjërat që gratë në Arabinë Saudite i kanë të ndaluara.

  1. Martesa

Leja për t’u martuar duhet të jepet nga kujdestari mashkull. Gratë që kërkojnë të martohen me të huaj duhet të marrin një miratim nga Ministria e Brendshme, ndërsa ato që duan të duan të martohen me jomyslimanë e kanë pothujase të pamunudur.

  1. Hapja e llogarisë bankare

Gratë në Arabinë Saudite nuk guxojnë të punojnë pa lejen e meshkujve, megjithatë ato janë të lejuara të punojnë nëpër disa dyqane. Përkundër punës që bëjën, ato e kanë të ndaluar të hapin llogari bankare pa lejen e një burri.

  1. Trashëgimia

Dëshmia e një gruaje në vendin koservator nuk vlen. Gratë marrin vetëm gjysmën e trashëgimisi e cila gjithmonë miratohet me lejen e vëllezërve.

  1. Udhëtimi

Mjetet e identifikimit duhet të merren me lejen e një kujdestari mashkull. Zakonisht gratë nuk lejohen që të udhëtojnë nëpër vende tjera.

  1. Veshja

Të vishesh sipas modes perëndimore është gjë e ndaluar në Arabinë e Saudite. Gratë lejohen të veshin një mbulesë të gjatë mbi rrobat e zakonshme, megjithatë në vitet e fundit rregullat mbi ngjyrën e mbulesës, zbukurimet dhe veshjet e shamive janë zbutur.

  1. Biseda me burrat

Bisedat dhe koha e kaluar me burrat që nuk janë anëtarë të familjes është e ndaluar. Në publik, restaurant, universitete dhe hapësitra tjera publike, gratë duhet të qëndrojnë të rezervuara me meshkujt.

  1. Trajtimi mjeksor

Edhe trajtimet e rëndësishme mjeksore, përfshirë operacionet dhe procedurat tjera për shpëtimin e jetës kërkojnë nënshkrimin e një burrit kujdestar.

  1. Kujdestaria e fëmijëve

Në rastet e divorci, gratë lejohen të kujdesën për fëmijët e tyre vetëm derisa djali të arrijë moshën 7- vjeçare dhe vajza 9- vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme