Haradinaj: Në Kosovë e kemi ndier dashurinë e Sali Berishës

18:20 | 27 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë është takuar edhe me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën. Haradinaj ka thënë se “kosovarët e kanë ndjerë dashurinë” e ish-kryeministrit dhe se është i nderuar që e ndajnë të njëjtën kohë bashkë.

“Ne e kemi ndje dashurine e Berisheë, e ndjejmë edhe sot. Jemi të nderuar që e ndajmë një kohë bashkë. Berisha e udhëhoqi Shqiperinë në procese jetike”, tha Haradinaj.

Berisha, ndërkaq, tha se ka besim në qeverinë Haradinaj.

Ai beson se, siç u shpreh, kjo Qeveri do të jetë në interes të krejt shqiptarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme