Në Serbi shpallet fitore mos-aplikimi i Kosovës në Interpol

17:54 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Në sajë të përpjekjeve diplomatike të cilat i kanë bërë zyrtarët më të lartë serbë, kryesisht MPB-ja e udhëhequr nga Nebojsha Stefanoviq, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt iu është bërë e qartë se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe e kanë tërhequr kërkesën.

Kështu shkruan e gazeta serbe ‘Telegraf’ duke theksuar se sesioni i këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit është i një rëndësie të veçantë për Serbinë meqë institucionet e Prishtinës nuk kanë aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ai i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq qysh në fillim të qershorit kishin rënë dakord të merrnin masa për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol.

Mos-aplikimin e Kosovës për të hyrë në Interpol, Stefanoviq e sheh si fitore për Serbinë.

“Fitore e madhe diplomatike e Serbisë. Me ndihmën e miqve Kosova u tërhoq dhe nuk aplikoi për të hyrë në Interpol”, ka shkruar Stefanoviq në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme