Ngjarje e datës 18 Shtator në tregun Agro-ushqimor të qytetit të Elbasanit, ku u godit nga një automjet i blinduar makina e zv. Drejtorit të policisë së këtij rrethi, e ka zanafillën më herët.
ABC News, ka siguruar në mënyrë ekskluzive, foton një makine të djegur në qytetin e Elbasanit, e cila sipas policisë dyshohet se u përdor mbrëmjen e 6 gushtit për të qëlluar me antitank, drejt banesës së familjes Çapja. Siç duket edhe nga fotoja, makina nuk është shkrumbuar plotësisht, duke lënë gjurmë brenda në kabinë, të cilat janë të vlefshme për ekspertët e policisë shkencore. Automjeti luksoz, një BMW X3, sipas efektivëve blu, ishte vjedhur në qytetin e Durrësit në fillim të Gushtit, teksa rezulton pronë e një drejtuesi lokal të atij qytetit. Fillimisht, automjetit iu ndryshohen targat në unazën lindore të qytetit dhe më pas atentatorët përshkojnë të gjithë gjatësinë e saj, deri kur mbërrijnë tek objektivi.
Fatmirësisht, predha e antitankut, një armatim i rëndë lufte nuk ka shpërthyer. Ai u gjet nga policia në oborrin e shtëpisë dhe u çmontua nga forcat xheniere. Vetëm pak çaste pas ngjarjes, automjeti i vjedhur në Durrës u gjet i djegur afër spitalit psikiatit “Sadik Dinçi”, rreth 500 mitra larg vendit të ngjarjes. E gjithë kjo histori e denjë për filmat hollivudian u mbajt e fshehtë nga organet e rendit.
Blutë e Elbasanit nuk dhënë asnjë një njoftim në komunikatën e përditshme, siç ndodh rëndomtë për ngjaje me arrestime të drejtuesve të automjeteve në gjendje të dehur, apo motoçikletë pa dokumenta. Menjëherë për këtë ngjarje të rënda, prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio, Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Ky i fundit u prangos në tregun Agro-Ushqimor, pasi lëvizte gjatë gjithë kohës i me eskortë, ndërsa për dy të tjerët policia nuk jep asnjë të dhënë. Në momentin e prangosjes, Xhaferri kishte në përdorim një automjet tip Range Rover, ndërsa pas tij qëndronte një Audi A8 i blinduar. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për të mbajtur nën mbikëqyrje personat e lartpërmendur, Policia e shtetit ka kthyer këtë përgjigje në organin e akuzës.
“Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”. Aktualisht, pas hekurave për ngjarjen e 18 shtatorit qëndrojë, Ledio Zabeli dhe roja i objektit të tregut, Valmir Dedja. Ndërsa ndaj Kelmend Xhaferri, gjykata e krimeve të rëda urdhëroi qëndrim me arrest shtëpie. Prit që dosja të delegohet në vazhdim Prokurorisë së Elbasanit, pasi nuk ka elementë që të gjykohet nga Krimet e Rënda.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës