Partia Socialiste kërkon që Reforma Zgjedhore të fillojë me një akt politik të nivelit të lartë. Shumica kërkon një tryezë politike, ku të marrin pjesë kryetarët e partive kryesore parlamentare në vend.
“Dua të shpreh dëshirën tonë për të institucionalizuar një tryezë politike të një niveli të lartë, e cila të adresojë të gjitha çështjet që na bashkojnë, por edhe ato që sot na ndajnë, por që duhet të na bashkojnë në interes të integrimit europian të Shqipërisë. Kjo tryezë duhet të përmbajë partitë më të rëndësishme politike të vendit dhe sigurisht që përfaqësimi i tyre të jetë në nivelin më të lartë, me kryetarin e partisë. Në këtë tryezë ne të fillojmë të identifikojmë pikë së pari gjërat që na bashkojnë, por duhet ta themi që Partia Socialiste nuk mund të jetë shtojcë funksionale e axhendës së Partisë Demokratike. Nuk mund të ulesh në një tryezë për të bashkëpunuar me kushte. Është në interesin e Shqipërisë, të integrimit europian të vendit, që ne të institucionalizojmë tryezën e dialogut politik konstruktiv”, deklaroi Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së. /TopChannel/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi